Erdogan: Nuk dëshirojmë tensione me Greqinë

schedule12:17 - 22 Prill, 2018

schedule 12:17 - 22 Prill, 2018

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka zbutur qëndrimin e tij ndaj Greqisë duke nënvizuar se nuk dëshiron që situata e tensionuar të vazhdojë. Ndërsa për ushtarët grekë që mbahen në Stamboll, njoftoi se do të lirohen pasi të dorëzohen 8 puçistët që janë strehuar në Athinë.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, gjatë një interviste për televizionin NTV, nënvizoi se nuk dëshiron tensione me Greqinë. Kreu i shtetit tha se duhet paqe mes dy vendeve. Erdogan komentoi dhe pretendimet territoriale të Athinës në detin Egje.

Rexhep Tajip Erdogan, President i Turqisë: “Kryeministri i ri, dinamik, Tsipras, shpreh dhe ka dëshirën që ‘të hedhim një hap të ri’, ku në vizitën time të fundit kam vërejtur se edhe presidenti ndodhet në të njëjtën situatë. Të distancohemi nga grindjet ‘jo ti ke marrë më shumë? unë kam dhënë më shumë? Mos bërja e kësaj na sjell probleme të tjera neve, të cilat fatkeqësisht kanë kosto të rënda. Ne kemi dëshirën që kësaj t’i vendosim pikën”.

Më tej Erdogan foli edhe për vlerësimet në raportin e BE-së në lidhje me ecurinë e Turqisë drejtë anëtarësimit në Union.

Rexhep Tajip Erdogan, President i Turqisë: “Ky raport për ne nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe vlefshmërie. Një situatë të ngjashme kemi përjetuar edhe në Varna ku na kërkuan që t’i dorëzojmë ushtarët grekë. Për këtë ne u shprehëm se ‘nëse kërkoni një gjë të tillë nga ne, atëherë fillimisht janë anëtarët e FETÖ-s autorë të tentativës për grusht shteti që duhet të na i jepni. Nëse na dorëzohen ata, mund ta diskutojmë në tryezë, sepse ka një shkelje të kufirit”.

Gjithashtu Erdogan ka komentuar edhe operacionet kundër terrorizmit. Sipas presidentit turk, në 3 vitet e fundit janë neutralizuar 16 mijë terroristë brenda vendit dhe në veri të Irakut. Ndërsa për disa muaj në operacionin “Dega e Ullirit”, janë neutralizuar mbi 4 mijë militant të ISIS dhe ushtarë kurdë, që konsiderohen si terroristë nga ana e Ankarasë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!