“Erdhi vapa me Gushtin”, Luana e nis muajin me foto provokative

schedule12:52 - 1 Gusht, 2020

schedule 12:52 - 1 Gusht, 2020

Luana Vjollca është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Moderatorja, e cila numëron afro 2 milion ndjekës në Instagram është shumë aktive, ku shpesh publikon foto mjaft provokative.

Luana ka tërhequr sërish vëmendjen me një foto që postuar së fundmi, teksa ka pozuar nga një jaht. E veshur me bikini, Luana ka nxjerrë edhe njëherë në pah format perfekte trupore. “Erdhi vapa me gushtin“, ka shkruar Luana krahas fotos që ka postuar, ku nuk kanë munguar as komentet e shumta pozitive të ndjekësve.

 

View this post on Instagram

 

erdhi vapa me gushtin

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Luana pritet të publikojë së shpejti duetin me artistin e njohur latin, Jay Santos. Ajo ka publikuar në rrjete sociale momente nga xhirimi i klipit, megjithatë nuk ka dhënë asnjë detaj se kur pritet të publikohet kënga.

Kujtojmë që Luana një vit më parë solli një tjetër bashkëpunim me një artist të huaj. “Habibi” në bashkëpunim me Faydee-n u prit mjaft mirë nga publiku, e cila numëron miliona klikime në Youtube. /abcnews.al/