Bajram Hajdarmataj me origjinë nga Tropoja ishte pedagogu i policisë që u gjet nën rrënojat e Kavalishencës në Durrës. 54-vjeçari ishte pedagog i Akademisë së Policisë dhe në momentin e tërmetit, Hadarmataj ka qenë në një kurs trajnimi në Kavaleshencë. Fatkeqësisht me shembjen e godinës, pedagodun e zunë poshtë gërmadhat dhe nuk mundi të jetojë.
Reagime të shumta kanë ardhur nga të afërm, miq e kolegë të cilët e kanë nderuar përmes një ceremonie lamtumire ku ishin të pranishëm drejtues të lartë të Policisë së Shtetit përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Tropojë.
Por ajo çfarë të thyen zemrën është reagimi i djalit të tij me një status të publikuar në rrjetn social “Facebook”. Ai kishte kohë që nuk ishte takuar me të atin dhe me fjalët e tij prekëse shpreh dhimbjen e mungesës së takimit dhe humbjes së tij.
Statusi:
Erdhëm bab o nga gurbeti
Për të pa o me sy
Ah të mjerët çfarë na gjeti
Kishe mbyllur ata sy
M’dogji malli fëmirisë
Kisha kohë që s’të kisha pa
Thash të gjej te pragu i shpisë
Por të gjeta gati për varr
Babi im o babi im
S’e besoj që s’je më ti
Ti po flen o bab o në hije
Dhe do zgjohesh përsëri
U prehsh në paqe o bab, o Luani im, Trimi im”