Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Plagosja e të miturit/ Gjendet arma me të cilën u qëllua 15-vjeçari në piceri

schedule22:22 - 3 Qershor, 2025

schedule 22:22 - 3 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka gjetur armën e zjarrit që qëlloi 15-vjeçarin në një piceri në zonën e “Ali Demit”. Arma u gjet në rrugën “Riza Çuka” në zonën e Laprakës.

Siç duket dhe në foto, kjo armë zjarri nuk është një armë e zakonshme, por e cilësuar si “e pazakontë”. Megjithatë kjo u mbetet autoriteteve për të bërë vlerësimet e nevojshme dhe për të dalë në konkluzione përfundimtare.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 01.06.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Riza Çuka” Laprakë, kanë gjetur dhe sekuestruar armën atipike me të cilën shtetasi A. N, 21 vjeç, dyshohet se plagosi 15-vjeçarin”, njofton policia.



Kujtojmë se 15-vjeçari u plagos, të dielën, më 1 qershor nga 21-vjeçari Aldo Neziri. Ky i fundit u arrestua pasditen e kësaj të marten nga forcat e policisë. Mbi të rëndon akuza e “plagosjes së rënë me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Policia thotë se konflikti mes dy të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë që autoritete arrestuan tre punonjës të picerisë Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala dhe shpallën në kërkim administratori i saj, Leonardo Mejdani, pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen dhe kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!