Episodi i nëntë i “Provokacija”

schedule08:49 - 11 Prill, 2018

schedule 08:49 - 11 Prill, 2018

Në këtë episod të nëntë të “Provokacija” nga Mustafa Nano të ftuar ishin:

Luçiano Boçi, i cili foli për protestën kundër tarifës në Rrugën e Kombit dhe aksionit opozitar lidhur me këtë çështje dhe jo vetëm. Deputeti i Partisë Demokratike foli gjithashtu edhe për TVSH-n për biznesin e vogël dhe përfshirjen e opozitës për këtë çështje.

Mira Kazhani, e cila foli lidhur me kryeministrin Edi Rama. Sipas saj, ai do t’i mungojë Shqipërisë pas 100 vitesh. Më tej, Kazhani tha se e pëlqente Ramën sepse është një kryeministër që bën gabime por jo krime.

Genc Burimi, gazetar, i cili u lidh me skype nga Franca. Gazetari foli rreth një shkrimi të tij kundër moderatorit të “Provokacija”, Mustafa Nano.

Enkel Demi, që ishte në “Provokacija” për shkrimin e tij kritik ndaj Edi Ramës. Shkrimi kishte të bënte me protestën kundër tarifës në rrugën e Kombit dhe reagimit të kryeministrit Rama për këtë çështje./abcnews.al