Përhapja e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar po tregon shenja të ngadalësimit, sipas Neil Ferguson, një profesor i biologjisë matematikore në Imperial College London.
“Ne mendojmë se pandemia po ngadalësohet në Mbretërinë e Bashkuar tani,” tha ai për BBC Radio të hënën. “Është rezultat i veprimeve që njerëzit dhe qeveritë kanë ndërmarrë.”
Megjithatë ai paralajmëroi se shpërthimi është në faza të ndryshme në pjesë të ndryshme të vendit.
Në Londrën qendrore, profesori Ferguson thotë se 3-5% e popullsisë mund të jetë e infektuar.
Mbretëria e Bashkuar raportoi më shumë se 19.500 raste pozitive që nga e diela, sipas shifrave të departamentit të shëndetit dhe kujdesit shoqëror. Të paktën 1,228 nga ata që ishin shtruar në spital kanë vdekur./abcnews.al