“Epidemia ka tendencë të përhapet në mënyrë të rrezikshme”, Dasho: Duhet të vendoset një sistem depistimi

schedule21:37 - 1 Prill, 2020

schedule 21:37 - 1 Prill, 2020

Mbrëmjen e sotme në emisonin “Byro Politike” me gazetaren Juli Xhokaxhi u diskutua për situatën e rënduar e shkaktuar nga koronavirusi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë,  Erion Dasho mjek, ekspert i shëndetit publik u shpreh se masat e marra për parandalimin e COVID-19 janë duke funksionuar dhe sipas tij kjo tashmë është një fakt.

“Duke parë përmasat që ka epidemia dhe fakti që kemi një numër të tillë të prekur tregon që jemi një vend që jemi duke  e menaxhuar mirë. Sa i përket të ardhmes mendoj që nuk mjaftojnë masat që kemi.

Epidemia ka treguar që është shumë kapriçoze. Përsëris së një masë e vendosur nuk arrin ta kontrollojë epideminë. Në momentit që liron masat epidemia ka tendencë të përhapet në mënyrë të rrezikshme.

Ka masa të tjera, masa inteligjente. Pra ne nuk vendosim të gjithë popullatën në izolim , por grupe të caktuara. Duhet të kemi një sistem kontrolli i cili në kohë reale na tregon se si po ecën epidemia. Vende të caktuara të botës janë duke testuar popullatën”, u shpreh Dasho.

Duhet bërë një testim masiv?

Dasho: Për specifikat që ka vendi ynë, nuk ka luksin të bëjë testime masive dhe të mbajë popullatën brenda për muaj të tërë. Duhet gjetur një e mase, të bëhet testim aty ku ka nevojë.

Ka ardhur kohë të vendoset një sistem depistimi i cili tregon në kohë reale se ku janë duke ndodhur problemet dhe pikërisht aty të testojmë të gjithë grupin e personave të kontaktit.

Dimë që gati 85 e personave nuk shfaqin asnjë shenjë nëse infektohen.

A jemi të sigurt 100% që një person që ka kaluar infektimin nuk i rikthehet sërish?

Dasho: Në këtë situatë ku jemi çdo ditë zbulohen gjëra të reja. Edhe organizata tepër serioze kanë ndryshuar qëndrim sepse çdo ditë mësohen detaje të reja rreth COVID-19.

Tashmë thuhet se në përgjithësi virusi lë një imunitet që varion nga 1 deri në  vjet, dhe të mbron nga një njeri infektiv. Akoma nuk dihet se sa është aftësi e këtij virusi të ri për të ndryshuar.

Duhet kuptuar që ky virus hyn për herë të parë në popullatën njerëzore e cila ishte e pambrojtur. Duhet kuptuar që ky virus ka disa forma dhe është parë që ka aftësinë për të ndryshuar dhe jam i bindur që pas dy apo tre javësh mund të zbulohet diçka e re. /abcnews.al