Ëndrra e mesfushës së Newcastle është James Maddison, por Leicester kërkon gati 85 milionë euro

schedule22:35 - 2 Gusht, 2022

schedule 22:35 - 2 Gusht, 2022

Ëndrra e mesfushës së Newcastle në këtë merkato vere është James Maddison. Mesfushori i Leicestrer City-t pëlqehet shumë nga “Magpies” të cilët e shikojnë si lojtarin e duhur për t’i besuar çelësat e mesfushës.

Siç raportohet nga “Football Insider”, Leicester ka vendosur një çmim të lartë për mesfushorin e kombëtares angleze, pasi “Dhelprat” kërkojnë të mbushin xhepat nga shitja e “xhevahirit” të tyre.

Që Newcastle të sigurojë shërbimet e Maddison duhet të derdhë në arkat e Leicester City-t plot 85 milionë euro, në të kundër oferta poshtë këtij limiti nuk do të merren parasysh. /f.a/abcnews.al