Ëndrra e keqe që bëri Beatrix të qante, çfarë i ndodhi Albanit

schedule15:57 - 21 Janar, 2022

schedule 15:57 - 21 Janar, 2022

Beatrix Ramosaj e ka nisur e mërzitur ditën e sotme në “Big Brother VIP”. Ajo ka parë një ëndërr tepër tragjike, të cilën ia ka treguar banores tjetër, Egzonës.

Këngëtarja ka parë në ëndërr sikur vëllai i saj, Alban Ramosaj është plagosur dhe ka shpërthyer në lot, teksa po e rrëfente.

“Plagosën Albanin në bark, mua në krah. Nuk kishte gjak te unë, te Albani po. Kaloja në të njëjtën rrugë”, ka treguar Beatrix.

Kujtojmë që ajo bashkë me Einxhel dhe Donaldin janë në nominim, teksa mbrëmjen e sotme njëri prej tyre do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP”./abcnews.al