Aktorë të mëdhenj të skenës sollën interpretime emocionuese të vargjeve poetike nga “Endërrimet” e Naim Frashërit. E gjitha erdhi në një mbrëmje të veçantë për publikun korçar.
Të mëdhenjtë e skenës u bënë bashkë në Korçë, për të sjellë më të madhin e letrave shqipe.”Ëndërrimet” e Naim Frashërit, e përkthyer për të parën herë nga persishtja, iu prezantuan publikut korçar, në një mbrëmje emocionuese të fjalës dhe shpirtit poetik.
Dashuria për natyrën, njeriun dhe Zotin, ku filozofia harmonizohet me lirizmin e hollë dhe të ndjerë, erdhën përmes dialogut dhe ndërveprimit mes gjashtë aktorëve të përzgjedhur, skena e të cileve ishte Pazari i vjetër.
Kristian Koroveshi, organizator i eventit: “Le të mundohemi sa mundemi me shpirtin e Naimit dhe artistëve të mëdhenj që bëjnë cështe e mundur të krijojnë emocione”
Ata që i dhanë shpirt dhe emocion, vargjeve të Naimit përcollën mjeshtërisht më të mirën e eksperiencës dhe talentit të tyre. E gjitha, për një qytet dhe publik, që e do artin dhe poezinë.
Margarita Xhepa: “Unë për herë të parë jam ngjitur me poezinë e Naimit në skenë dhe gjithmonë ka qenë shoqe e pandare Krahas roleve në Teatër e kinematografi, poezia më ka ndihmuar shumë për gjuhën e bukur letrare”.
Dhimitër Orgocka: “Brenda tyre ka edhe dashuri dhe dashuaria bashkë me poezinë janë të dyja të shenjta”
Rajmonda Bulku: “Vetëm në Korçë mund të ndodhin gjëra kaq romantike, se vetë Korça është një qytet romantik, pasionant me serenatat, me poezitë e dashurisë dhe është pikërisht ajo, sjellim gjëra të reja”.
Tingujt e paqtë te violonçelit te Lida Radojës e bënë mbrëmjen të paharrueshme në çdo detaj. /abcnews.al