Një 32 vjeçar është arrestuar për një ngjarje të ndodhur dy javë më parë në lagjen nr 10 në Durrës, ku u dogj një automjet. Sipas policisë, Emilian Basha ka djegur me 13 shkurt automjetin e një shtetasi.
Policia i gjeti në banesë një sasi kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al


