EMRI/ Vrau gruan shtatzënë në oborrin e maternitetit, policia në kërkim të burrit që qëlloi pa mëshirë me armë ndaj 35-vjeçares

schedule21:47 - 30 Nëntor, 2022

schedule 21:47 - 30 Nëntor, 2022

Sokol Halili është autori që I mori jetën ish-bashkëshortes së tij shtatzënë në Kosovë mbrëmjen e sotme.

Sokol Halili ka qëlluar me armë zjarri ish-bashkëshorten, Hamide Magashin, 35-vjeçare, shtatzënë në oborrin e maternitetit dhe më pas është larguar nga vendngjarja, duke e lënë viktimën të dergjet mes gjakut jashtë maternitetit.

Policia në Kosovë ka nisur operacionin për kapjen e tij, ndërkohë që sipas të njëjtave burime, i dyshuari ka ikur nga QKUK-ja me mjetin e tij Opel Astra./abcnews.al/