Një 22-vjeçar mbeti i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “Grumbullimi”, në Fushë Krujë.
Sipas burimeve, autori i dyshuar, Riza Miri, është arrestuar nga Policia e Fushë Krujës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive banale ka goditur me thikë të riun.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burimet bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar dhe po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



