EMRI/ Dy persona plagosin me thikë 29-vjeçarin në Korçë

schedule17:47 - 7 Shkurt, 2025

schedule 17:47 - 7 Shkurt, 2025

Një 29-vjeçar ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore. Kostika Ruko dyshohet së është me mjet prerës, thikë nga dy shtetas ende të paidetifikuar.

I plagosuri është sulmuar pranë Liceut, në lagjen 2 të qytetit.

I plagosuri ndodhet ne repartin e reaminacionit ne spitalin e Korcës me dëmtime nga thika më barkë edhe në krahë. Në deklarimin e parë ka qenë i vetëdijshëm në momentet që ka mbërritur në spital.

Sipas deklaratës paraprake, 29 vjeçari ka thënë se personat kanë qenë me kapuç në kokë dhe nuk ka mundur t’i identifikojë dot.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  e autorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!