EMRI/ Përplasen dy automjete në Bulqizë, humb jetën 25-vjeçari

schedule22:02 - 11 Nëntor, 2023

schedule 22:02 - 11 Nëntor, 2023

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Bulqizë.

ABC News mëson se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë ka humbur jetën një 25-vjeçar, i identifikuar si Esmerald Nika. Aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin e ri me qytetin e vjetër.

Ndërkaq, janë plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në Spitalin e Bulqizës.

Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi në daljen nga Rruga e Arbrit për në qytetin e Bulqizës. Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë./abcnews.al