EMRI/ Ky është 31-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Kapshticë

schedule17:30 - 1 Korrik, 2022

schedule 17:30 - 1 Korrik, 2022

Burime për Abc bëjnë me dije se nga aksidenti ka humbur jetën 31-vjeçari Arjan Shtika nga fshati Hoçisht i Devollit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pasi makina ka rrëshkitur në rrugë për shkak të lagështirës, është batuar në rrugë dhe është përplasur me barrierat, drejtuesi i mjetit ka vdekur në vend.

Ndërkohë në makinë në momentin e aksidentit ndodhej dhe një tjetër person, i cili ndodhet në spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.07.2022, rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi A. Sh. dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

/Abcnews.al/