Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ I dënuar në Itali me 24 vite burg për trafik droge, arrestohet në Tiranë 45-vjeçari

schedule08:51 - 1 Qershor, 2021

schedule 08:51 - 1 Qershor, 2021

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana kanë vënë në pranga 45-vjeçarin, Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i 45-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.



 Tiranë/Informacion

Finalizohet operacioni policor “Alias”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Fast Albania dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 45-vjeçari i dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, Fast Albania  dhe  Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alias”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në sheshin “Rilindja”, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!