EMRI/ I akuzuar në Kosovë për trafikim personash, arrestohet 47-vjeçari

schedule10:49 - 22 Gusht, 2024

schedule 10:49 - 22 Gusht, 2024

DURRËS- 47-vjeçari Dodë Rica është arrestuar në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”. Policia e Durrësit njofton se 47-vjeçari, pronar i një lokali nate në Prishtinë, akuzohej në Kosovë për trafikim personash.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim personash”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

“Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, të DVP Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Dodë Rica, 47 vjeç, i lindur në Mirditë”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!