Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentat shqiptarëve në Greqi/ Qëllohet me armë në këmbë babë e bir, autori largohet nga vendi i ngjarjes

schedule10:59 - 12 Janar, 2026

schedule 10:59 - 12 Janar, 2026

Një atentat me armë zjarri ka lënë të plagosur dy shtetas shqiptar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Agiou Dimitriou në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02.40 të mëngjesit të sotëm, kur një person ka hyrë brenda lokalit “O gyros tou asyrmatou” që ndodhet në rrugën “Politexniou 70” në pronësi të shtetasit Negri Sinovarfaj, 39 vjeç dhe ka hapur zjarr ndaj tij dhe babait të tij 70-vjeçar.

Autori i ka qëlluar të dy personat në këmbë duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin. Pas kësaj ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes. Dy të plagosuri janë transportuar drejt spitalit në Paleo Faliro, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



Policia po heton për rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar pistën e rivalitetit mes tifozëve të ekipeve të futbollit, pasi Sinovarfaj është pjesë e grupimit të organizuar të tifozëve të ekipit “A.E.K”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!