Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Aksidentohet në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

schedule10:32 - 22 Mars, 2022

schedule 10:32 - 22 Mars, 2022

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është Mariglen Gjergji, 25 vjeç, lindur në Greqi, nga një familje me origjinë shqiptare dhe banues prej shumë kohësh në Bra.



Sipas raportimeve i riu shqiptar po udhëtonte përgjatë luginës së Tanaros kur u përplas me një Mitsubishi Gls. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isorella në Cherasco ku i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i makinës është dërguar në spitalin e Verduno-s në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!