Emre Can nuk do të qëndrojë te Juventusi. Mesfushori gjerman është në pritje të ofertave, pasi mendon se drejtuesit e Juves e kanë tradhtuar, duke i garantuar minuta që nuk i ka pasur. Futbollisti ka marrë tre oferta deri më tani, raportojnë mediet italiane.
PSG është një nga skuadrat e interesuara për mesfushorin, pasi dihen problemet e kampionëve të Francës në mesfushë. Verrati rinovoi ditën e djeshme, por drejtuesit e PSG-së kërkojnë të kenë më shumë alternativa.
Interesimi i Manchester United për Emre Can nuk përbën lajm, pasi prej disa kohësh “Djajtë e Kuq” janë prej kohësh të lidhur ngushtë me një transferim për gjermanin. Në garë me këto dy skuadra, është futur dhe Bayern Munchen, që shpreson ta riktheje Emre Can sërish në Mynih. Mbetet për t’u parë se kë ofertë do të pranojë mesfushori juventin./abcnews.al