EMRAT/ Tragjedia e dyfishtë në familjen shqiptare në New York, burri hedh gruan nga ballkoni dhe më pas vetëvritet, lanë pas 2 fëmijë të mitur

schedule23:06 - 6 Gusht, 2022

schedule 23:06 - 6 Gusht, 2022

SHBA- Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë brenda familjes shqiptare në New York. Mësohet se Florind Belliu, 35-vjeç një aktor shqiptar ka hedhur nga ballkoni i apartamentit ku jetonin prej disa vitesh në New York, bashkëshorten e tij Ornelën, rreth 30 vjeçe. Pasi ka kryer aktin e rëndë i riu është hedhur edhe vetë duke shënuar një tragjedi me dy të vdekur për familjen shqiptare.

Mësohet se Ornela, sot do të festonte ditëlindjen e saj, por festa e ditëlindjes është kthyer në tragjedi për familjen Belliu. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur 6 dhe 2 -vjeç.

Familja Belliu jetonte prej vitesh në New York, por nuk kishin mundur të pajiseshin me dokumente të rregullta. Po ashtu mësohet se çifti ka pasur vazhdimisht konflikte mes tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!