Emrat/ Policia angleze nis “gjuetinë” për dy të rinjtë shqiptarë

schedule10:28 - 3 Janar, 2018

schedule 10:28 - 3 Janar, 2018

Dy të rinj shqiptarë janë shpallur në kërkim nga policia britanike për trafik droge dhe trafikim të armëve.

Ata janë Orges Dema dhe Olsi Fizlaj, të dy 20 vjeç. Sipas mediave britanike, dy shqiptarët u arrestuan më Dhjetor 2016 nga policia e Sussex dhe më pas u liruan me kusht deri në përfundim të hetimeve. Por, sapo fituan lirinë, ata u zhdukën dhe nuk u paraqitën më në komisariat.

Në përshkrimin e policisë thuhet se Orges Dema po kërkohet për shpërndarje kokaine dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Olsi Fizlaj i njohur ndryshe edhe si “i holli”, kërkohet gjithashtu për trafik kokaine dhe armëmbajtje pa leje.

Deri tani policia britanike nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e mundshme të dy shqiptarëve. Nuk përjashtohet mundësia që të dy të jenë arratisur nga vendi. Policia angleze e Sussex i ka bërë thirrje komunitetit lokal që të njoftojnë autoritetet nëse shikojnë apo kanë dijeni për vendndodhjen e dy shqiptarëve të kërkuar. /tvklan.al