EMRAT/ Përplasja në zyrat e FRD-së, policia shpall në kërkim dy persona

schedule08:59 - 13 Mars, 2021

schedule 08:59 - 13 Mars, 2021

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim 2 persona, për përplasjet që ndodhën gjatë ditës së djeshme pranë zyrave të partisë Fryma e Re Demokratike, pasi policia kërkoi që kjo forcë politike të lironte zyrat.

Abcnews.al mëson se Agim Hoxhaj dhe Afrim Sufa janë dy personat e shpallur në kërkim, sepse sipas policisë kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së Bashkisë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Abdi Toptani”, në të cilën prezent ishte edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

 

Lexo edhe: “Dil jashtëë…”! Meta përplaset me policinë në zyrat e FRD-së: Grusht shteti, ju çoj me duart e mia në burg

Sipas policisë Hoxhaj dhe Sufa kanë kanë hyrë të paautorizuar në godinë, ndërsa punonjësit kanë qenë në ruajtje të objektit.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Informacion- Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e  shtetasve A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”,  kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/