EMRAT/ Kush janë dy trafikantët shqiptarë që Shkëmbi i njoftoi se po hetoheshin nga Gjermania

schedule10:05 - 1 Tetor, 2020

schedule 10:05 - 1 Tetor, 2020

ABC News zbardh emrat e dy trafikantëve që po hetoheshin nga Gjermania, të cilët dyshohet se u vunë në dijeni nga ish-kreu i OFL-së Artan Shkëmbi. Ata janë Alekandër Prroni dhe Klaudio Vukaj të cilët mësohet se ishin pjesë e një grupi kriminal që merreshin me trafik të lëndëve narkotike.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se autoritetet Gjermane kishin kërkuar informacion lidhur me këta dy trafikantë, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chati të kriptuar.

Avokati i tij Arben Broci u shpreh se Shkëmbi nuk ka pasur telefon që akseson platformën “encro chat”, e cila sipas hetimeve ishte vënë përgjim. Ai deklaroi se klienti i tij është i interesuar për zbardhjen sa më parë të kësaj çështje ndërsa theksoi se ai ka drejtuar operacione që kanë qenë edhe më sekret se kjo, por nuk ka çeduar asnjëherë./mv. abcnews.al