Nxori sekretin e gjermanëve, prokuroria mbyll hetimet për Artan Shkëmbin

schedule11:52 - 16 Korrik, 2021

schedule 11:52 - 16 Korrik, 2021

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Artan Shkëmbin. Shkëmbi akuzohet për nxjerre të informacionit të autoriteteve gjermane.

Ndërkohë autoritetet kishin kërkuar informacion në lidhje me dy persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminale, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

LEXO EDHENxori sekretin e gjermanëve, Gjykata e Tiranës i heq “pezullimin nga detyra” Artan Shkëmbit, ish-numrit 2 të OFL

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania./abcnews.al