Nxori sekretin e hetuesve gjermanë, Apeli rrëzon kërkesën e Artan Shkëmbit, s’ka kthim në detyrë

schedule18:31 - 28 Korrik, 2021

schedule 18:31 - 28 Korrik, 2021

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të ish kreut të OFL-së Artan Shkëmbi i akuzuar për nxjerrje të sekretit hetimor të autoriteteve gjermane.

Burime bëjnë me dije për gazetarin Ermal Vija se Apeli ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Shkëmbit për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për pezullim nga detyra.

Autoritetet gjermane kishin kërkuar informacion në lidhje me dy persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminale, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania. m.v/abcnews.al