GJKKO merr vendimin për ish-kreun e OFL, avokati: Telefoni i tij s’ka platformë “encro chat”

schedule09:48 - 1 Tetor, 2020

schedule 09:48 - 1 Tetor, 2020

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të kreut të OFL-së, Artan Shkëmbi. Në dalje për mediat avokati i tij Artan Broci u shpreh se Shkëmbi nuk ka pasur telefon që akseson platformën “encro chat”, e cila sipas hetimeve ishte vënë përgjim.

Ai deklaroi se klienti i tij është i interesuar për zbardhjen sa më parë të kësaj çështje ndërsa theksoi se ai ka drejtuar operacione që kanë qenë edhe më sekret se kjo, por nuk ka çeduar asnjëherë.

“Nuk ka asnjë provë që Shkëmbi ka qenë përdorues apo pronar i një telefoni që ka enchro chat. Ka dyshime që ne do i verifikojmë. Vetë zoti Shkëmbi është i interesuar për ta zbardhur këtë çështje. Ka drejtuar 170 çështje mes tyre edhe më sekret se kjo dhe nuk ka çeduar asnjëherë. Unë për shkak të sekretit hetimor nuk i bën publike, ju nëse i keni bëjini publike”, u shpreh Broci.

Shkëmbi u “dogj” pas dekonspirimit të operacionit sekret në të cilin  ishin përfshirë edhe autoritete gjermane. Këto të fundit kishin kërkuar informacion në lidhje me një grup të trafikut të kokainës, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chati të kriptuar./mv. abcnews.al