EMRAT/ Dy shpërthime me tritol në pak kohë, si u kapën autorët e përfshirë

schedule11:33 - 5 Shkurt, 2024

schedule 11:33 - 5 Shkurt, 2024

Në një konferencë për mediat drejtori i policisë, Tiranë Tonin Vocaj ka dhënë detaje për shpërthimin e ndodhur në një lokal në Tiranë, në rrugën “Prokop Mima”.

Lokali ishte në pronësi të një gruaja. Sipas policisë të përfshirë në këtë ngjarje janë  Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër; Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës dhe Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë. Të tre këta shtetas janë ndaluar nga policia.

“Nga veprimet hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas e kanë vendosur lëndën eksplozive, kundrejt pagesës. Vazhdon puna hetimore dhe gjurmuese për zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të porositësve. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë punën intensive për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë”, thuhet në reagimin e policisë.

Vlen të theksohet se shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!