Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Aksidenti në Librazhd, një viktimë dhe tre të plagosur

schedule21:51 - 4 Shkurt, 2024

schedule 21:51 - 4 Shkurt, 2024

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Trenit” në Dragostunje.

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri Dorian Belba 18-vjeç. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit Meglin Zeneli, Gerald Verçani pasagjer dhe Janikos Jorgo, pasagjer.

Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.



Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!