Emocionuese: Momenti kur trajneri grek i hedh mbi supe flamurin shqiptar Markut

schedule11:41 - 26 Shtator, 2021

schedule 11:41 - 26 Shtator, 2021

Florian Marku, nderoi gjithë shqiptartë anembanë botës duke triumnfuar në stadiumin e Tottenhamit ndaj Ukrainasit, Maxim Prodan.

Por nje detaj interesant u kap nga trajneri i tij grek,  Georgios Armagos, me këtë të fundit që e ka stërvitur që fëmijë.

Trajneri grek në fund të ndeshjes i hodhi mi supe flamurin shqiptar Markut.

Luan Zyka postoi në  ‘Facebook’ foton e këtij momenti. /abcnews.al/

Shkrimi i Zykës:

Shikoni këtë foto me Kampionin tonë Botëror te Boksit, Flori Marku.Ai që i hedh mbi supe flamurin shqiptar është traineri i tij prej vitesh, selanikasi Georgios Armagos (Γεώργιος Αρμάγος).Jorgos e ka spikatur që në vogëli talentin dhe shpirtin e paepur te Florit. Ai, gjithë këto vite ka qenë pranë Florit jo vetëm si mësues dhe trainer i tij, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek.Është emocionues ky veprim i Georgios Armagos, këtij njeriu dhe traineri të madh, që me punën e tij mbështet vlerat e larta dhe burrërore njerëzore në sport, pa dallim etnik, por duke respektuar edhe origjinën e sportistit të tij.Ashtu siç e tregoi edhe sonte duke hedhur mbi supet e Florit, kampionit botëror, flamurin e kombit të tij, flamurin kuqezi.Respekt dhe nderim trainerit dhe grekut të madh Georgios Armagos!