Emigrantët votojnë: Duam që Shqipëria të bëhet shtet

schedule14:16 - 30 Qershor, 2019

schedule 14:16 - 30 Qershor, 2019

Jo vetëm qytetarët që jetojnë në vendin tonë por edhe emigrantët janë paraqitur sot në qendrat e votimit. Për mikrofonin e ABC News disa prej tyre kanë renditur edhe arsyet se përse kanë ardhur të votojnë sot në Shqipëri.

Qytetari: Kam ardhur nga Suedia,  Stokholmi. Kam ardhur ditën e shtunë në darkë. Po kam votuar i pari në orën 07: 00. Është e drejtë legjitime. Presim shumë gjëra. E mira do ishte që të kishim edhe kundërshtarë politikë. Por fatkeqësish këto ndodhin në Shqipëri.

Qytetari: Kam 28 vite dhe jam kthyer nga emigracioni. Shpresoj që të jetë kthesa 360 gradë këtë herë. Kemi kaluar vite të tmerrshme. Në radhë të parë presim drejtësi nga këto zgjedhje që është pika kryesore.

Qytetari: Kemi ardhur për të votuar për të bërë shtetin shqiptar që të mos rrimë më emigrantë por të vijmë të punojmë dhe të jetojmë në vendin tonë.

Qytetare: Pastrojmë gjithë ditën shtëpia dhe kthehemi pastaj që të merremi edhe me këtë punë pasi duam që edhe Shqipëria të rregullohet. Kur të vijmë dhe të kthehemi që të rrojmë këtu edhe ne./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!