Ema Andrea rrëfen raportin me të bijën: Më ngjan 99%, kam bërë rolin e nënës dhe babait

schedule13:10 - 9 Qershor, 2023

schedule 13:10 - 9 Qershor, 2023

Aktorja shumë e dashur nga publiku, Ema Andrea është ndalur te raporti me vajzën e saj gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News.

Ajo ka rrëfyer se me Sarën i është dashur të bëjë rolin dhe të nënës dhe të babait. Ema ka theksuar se ngjajnë jashtëzakonisht shumë me njëra-tjetrën. Si çdo prind, ajo është munduar të jap më të mirën për vajzën e saj, por që në anën ekonomike nuk ia ka dal.

“Në çdo vendim që unë kam marrë, që kanë qene të vështira, unë kam menduar dy herë. Besoj se kështu mendon çdo prind dhe uroj që kështu të mendoj çdo prind. Sepse natyrisht, unë Sarës kam arritur t’i dhuroj një rehati në këtë periudhë, ku ajo filloi jetën e vetë dhe do kisha dashur ta kishte nisur më lehtë nga ana financiare. Unë këtë nuk arrita t’ia jap, por të paktën nuk do të ketë nevojë të uli kokën në asnjë moment të jetës së vetë, sepse është bija ime apo për rrugëtimin që jam përpjekur t’i mësoj. Absolutisht jam aty dhe do të jem, sa të kem frymë dhe jetë. Më ngjan 99%, është e ndjeshme, punëtore shumë, pasionante, artiste, e lëshon veten në atë që ndjen, beson, kalon në ekstremin tjetër si kundër e ëma. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, e humbet besimin, njëjtë si unë, jeton mes ekstremesh, por ndryshe nga unë që kam pasur atë motiv në moshën e saj, Sara nuk e ka, plus që kohët janë krejtësisht të tjera.

Unë vërtetë do kisha dashur të kisha shumë fëmijë, të paktën 2 a 3. Nuk i jam trembur kurrë, faktit që do jetë më e lodhshme fizikisht, asnjëherë. Por natyrisht zgjedhjet nuk mund të jenë egoiste për të sjellë në jetë një fëmijë, nuk mund të bëhen vetmitare, por nuk ka rëndësi Sara është një botë e madhe.

Në rastin tim me Sarën meqënëse mua më është dashur të jem dhe figura e babait, atë që kuptohet tradicionalisht dhe që fizikisht është ajo figura e fortë, që merr vendime, që organizon, qoftë dhe këto punët rutinë të të rregulluarit që nga trapani dhe makina. Unë këto i kam bërë vetë. Edhe ashpërsia që baballarët bëjnë ndonjëherë me shoqërinë dhe që unë e kam treguar. Po, më është dashur ndonjëherë të bëj ndonjëherë rolin e prindit që thotë: ‘Shiko, se jam unë këtu’”, rrëfeu Ema./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!