Elon Musk “shënjestron” NATO: Aleanca ka nevojë për një rishikim

schedule14:54 - 12 Shkurt, 2025

schedule 14:54 - 12 Shkurt, 2025

Miliarderi Elon Musk, njëherësh kreu i Departamentit Amerikan të Efikasitetit të Qeverisë së krijuar së fundmi (DOGE), ka “shënjestruar” NATO-n duke thënë se ka nevojë për rishikim të plotë.

“NATO ka nevojë për një rishikim.”, shkroi Elon Musk duke iu përgjigjur një përdoruesi që sulmoi aleancën euro atlantike duke e quajtur atë “anakronike”.

Edhe presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur vazhdimisht pakënaqësinë me NATO-n gjatë fushatës zgjedhore, duke kërcënuar se do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nëse aleatët e saj evropianë nuk do të merrnin përgjegjësi më të mëdha financiare për sigurinë e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!