Elita 5 është një ndër grupet legjendar të muzikës në Shqipëri. Ata së fundmi kanë lançuar këngën më të re “Natën e mirë” dhe solisti Arif Ziberi ka ndarë detajet për emisionin “ABC e Mëngjesit”.
Ai ka treguar se janë rikthyer me këtë projekt pas disa vitesh dhe kanë angazhuar edhe Filharmoninë e Shkupit.
“Ka shumë kohë që punojmë me këtë këngë sepse siç shihet dhe nga materiali është angazhuar dhe Filharmonia e Shkupit. Është dhe një shpenzim shumë i madh, por që ia vlejti.
Të them të drejtën ne i kemi kushtet të bëjmë këngë çdo ditë, e kemi studion, por nuk është qëllimi aty. Ne kemi një strategji, çdo 3-4 vjet nxjerrim këngë dhe pëlqehet shumë”.
Më tej, Arifi ka zbuluar dhe sekretin që grupi Elita 5 nuk është ndarë asnjëherë përgjatë 40 vitesh karrierë.
“E kam thënë në shumë intervista dhe po them prapë, ne jemi po të njëjtën fytyra që e kemi filluar karrierën që para 40 vjetësh. Ne kemi gjithsecili detyrat e veta dhe mund të them që jemi të kuptueshëm me njëri-tjetrin, e shikojmë si një karrierë dhe dimë t’i ndajmë rolet”./abcnews.al