Një 62-vjeçar është arrestuar në Elbasan. Ky shtetas, më 7 shtator aksidentoi me automjetin e tij tip “Benz”, një 45-vjeçar i cili po lëvizte me motomjet.
Ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori”, teksa 62-vjeçari, pas aksidentit, u largua nga vendngjarja.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjetin tip “Benz” që drejtonte 62-vjeçari, në momentin e aksidentit.
Ndërkaq, në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e motomjetit, pasi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi./abcnews.al