Ekzekutuan “The Boss” në Vlorë për 5 sekonda, Hoxha: Killerat, qitës profesionistë

schedule23:26 - 10 Maj, 2021

schedule 23:26 - 10 Maj, 2021

ABC publikoi mbrëmjen e sotme pamjet e momentit të vrasjes së Bledar Birçajt mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se dy killerat që ekzekutojnë biznesmenin janë “të stërvitur mirë dhe nuk e kanë për herë të parë. Janë qitës të sprovuar, nuk janë amatorë”.

E gjithë skena e krimit, Artan Hoxha u shpreh se është kryer për 5 sekonda. “Gjithë skena jo më shumë se 5 sekonda, është një goditje në kohë rekord.

Lexo edhe: Ekzekutimi mafioz në Vlorë, pista kryesore, misteri dhe e shkuara e “The Boss”

Kjo është vrasje tipike mafioze, nga ato në vijim, që deri tani nuk janë zbuluar” tha Hoxha te Opinion.

Autorët dhe motivet? “Gjithë personazhet e viteve të fundit të luftës së Vlorës vijnë nga Belgjika, Holanda dhe Spanja, tre tregjet kryesore të kokainës” tha ai.  / Abcnews.al