Ekzekutohet 28-vjeçari shqiptar në Belgjikë, u qëllua me të paktën 6 plumba

schedule11:55 - 19 Korrik, 2022

schedule 11:55 - 19 Korrik, 2022

Një shqiptar ka mbetur i vrarë në një atentat në Belgjikë. Ai është ekzekutuar me 6 plumba përgjatë Jzerdijk në Stuivekenskerke, afër Diksmuide.

Bëhet fjalë për Ilir S., 28 vjeç, i cili la pas gruan dhe një fëmijë.

Prokurori publik konfirmon se është arrestuar dyshuar, i cili do të paraqitet nesër para gjykatës hetuese.

Rrethanat e ngjarjes në fjalë nuk dihen ende, ndërsa autoritetet belge janë duke hetuar mbi motivet e vrasjes. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!