Lulzim Visha u gjet i vrarë në automjet me armë zjarri një ditë më parë. Pas kontrolleve dhe hetimeve të imtësishme, arma e zjarrit silenciator e përdorur nga autorët është gjetur në një nga banesat e Ervis Lamit. Në momentin e kontrolleve Lami nuk ka qenë në banesë. Ai kishte dy banesa, një ishte shtëpi druri brenda të cilës efektivët kanë parë vrima në mure të bëra me armë zjarri dhe ka dyshime se këto shenja mund të jenë bërë për të provuar armë të ndryshme.
Grupi hetimor ka dyshime se Lulzim Visha ka pasur më herët konflikte me Ervis Lamin, duke e konsideruar si një pistë të mundshme në lidhje me hetimet. Konfliktet dyshohet se i kanë pasur për prona.
Ndërkohë nga ana tjetër Ervis Lami është një emër i njohur për policinë ai ka qenë bashkëpunëtor në arratisjen e 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës më 23 nëntorit 2013, në mesin e të cilëve edhe Admir Tafili. Në atë kohë, Ervis Lami pasi deklaroi se plani për arratisje është bërë nga ai dhe Admir Tafili, madje edhe armët në burg i kishte futur vetë ai.
Para pak kohësh burime thanë se mes viktimës dhe disa prej anëtarëve të familjes Lami ka pasur një sherr me njëri-tjetrin, i cili dyshohet të ketë qenë për pronat. Aktualisht, kjo është pista kryesore e hetimeve të policisë. Blutë kanë mundur të arrestojnë Eduart Lamin, djalin e xhaxhait të Ervis Lamit, i arrestuar për armën pa leje të gjetur në banesë.