Ekzekutimi i Harizajt e Cacës, dyshohet për hakmarrje

schedule12:35 - 8 Nëntor, 2018

schedule 12:35 - 8 Nëntor, 2018

48 orë nga atentati mafioz, ku mbeti i vrarë Edison Harizaj dhe shoku i tij Genci Caca, policia ende nuk ka një të dyshuar për krimin. Nga burime të ABC News mësohet se e vetmja pistë që po hetohet është ajo e hakmarrjes, për shkak të së shkuarës kriminale të vlonjatit Harizaj. Autorët mendohet se kanë ardhur nga rrethet, ose nga jashtë vendit.

Hakmarrje për shkak të se shkuarës kriminale është kjo e vetmja pistë që ekspërte të çështjes po hetojnë për ekzekutimin e tipit mafioz të Edison Harizajt dhe mikut të tij Genci Caca. Emri i vlonjatit Harizajt sipas hetuesve ka dalë vazhdimisht në ngjarje të rënda kriminale siç është perfshirja në vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë. Ndërsa sç fundmi, miku i Emiljano Shullazit ishtë përfolur si person që nëpërmjet kanosjes u vinte gjoba biznesmenëve të ndryshëm. Pavarësisht se policia, nuk ka ende një të ndaluar per ngjarjen, dyshohet se ekzekutorët nuk janë banorë të Durrësit.

Burime për ABC News thanë se Harizaj nuk ishte pjesë e ndonjë hetimi apo ndonjë ngjarjeje kriminale në Durrës ç’ka mendohet se ekzekutorët të kenë ardhur nga rrethet apo jashtë vendit. Këto dyshime janë ngritur referuar dosjes kriminale të viktimes, por edhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes ku rezulton se autorët kanë qenë në dijeni të lëvizjes së Harizajt dhe Cacës të cilët po udhetonin me mjetin tip Audi. Në momentin që automjeti i tyre është futur në rrugë dytësore në unazën e Plazhit është qëlluar me breshëri automatiku nga dy qitës të ndryshëm. Menjëherë pas ngjarjes policia gjeti një automjet të djegur në Shën vlash, e cila mendohet është përdorur nga autorët. Për të zbardhur krimin e rëndë policia e Durrësit ka kërkuar informacion edhe nga policia e Vlorës, aty ku dy viktimat ishin rezidentë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!