Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pjesë e grupit të Ervin Matës/ Ekstradohet nga Spanja, Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit

schedule23:02 - 13 Qershor, 2026

schedule 23:02 - 13 Qershor, 2026

Eralbi Breçani, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, është ekstraduar nga Spanja.

Ai shpallur në kërkim që në nëntor të vitit 2023 si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të kokainës nga Amerika Latinë në Europë dhe ishte vetëdorëzuar në Spanjë në 2 prill të këtij viti.

Eralbi Breçani akuzohet nga SPAK për trafik ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.



Gjithashtu, Eralbi Breçani akuzohet nga SPAK se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal si dhe veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erzen Breçani, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!