Ish-nëndrejtori I policisë Erzen Breçani rezulton se ka patur në përdorim kodin e telefonit të enkriptuar që më herët përdorej nga bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani. Në seancën e së hënës ku u zhvillua edhe procesi në themel për Breçanin dhe 7 të tjerët të akuzuar për dosjen Metamorfoza, prokuroria i paraqiti gjykatës një nga provat ndaj ish-zyrtarit të policisë siç ishte përdorimi i të njëjtit telefon me atë të bashkëpunëtorit të drejtësisë, nga ku janë përftuar biseda se Breçani ka ndihmuar në strehimin e Dumanit në bashkëpunim me të pandehurin tjetër Bujar Gremizi.
Gjatë seancës gjykata vendosi ndarjen e dosjes për Breçanin dhe ish-punonjësen e policisë Jonida Babameto, duke shpallur mos kompetencë dhe dërgoi dosjen në gjykatën e Tiranës per shkak se akuzat e përkrahjes së autorit të krimit, ajo e pastrimit të parave dhe nxjerrja e sekretit hettimor që rëndojnë për 2 ish-zyrtarët e policisë nuk janë në kompetëncë të gjykatës së posaçme. Ndërkaq ish shefi i krimeve në komisariatin numër 6 Dedan Gjoni, Adrian Cenaj, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Ismail Zeneli dhe Albert Prenga do të vijojë procesi në gjykatën e posaçme me procedurë të shkurtuar dhe neës gjenden fajtorë do të përfitojnë ulje të dënimit.
Gjykata ka ndarë nga ky proces personat e tjerë që ndodhen ende në kërkim mes të cilëve djali i Erzen Breçanit, Eralbi, Ervin Mata, Artan Sulejmani dhe Bajram Grabova, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej nëntorit të vitit 2023. Në dosje thuhet se janë rreth 700 kilogram kokanë dhe 166 kg marijuanë të kapura në 4 operacione që dyshohet se I përkasin pikërisht grupit të Ervin Matës. Po ashtu sipas spak ne kete dosje u zbulua edhe sigurimi i kushteve per te vrare vellezerit Nela per motive hakmarrjeje, pas nje ekzekutimi qe ka ndodhur ne angli ne vitin 2013./abcnews.al