Ekstradimi i Seitit/Gjonaj: Veprova si ju, Alibeaj: Të pret burgu

schedule10:27 - 8 Shkurt, 2018

schedule 10:27 - 8 Shkurt, 2018

Partia Demokratike thirri në një interpelancë ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj për firmosjen nga ana e saj të ekstradimit të Nezar Seitit,i dyshuar si financier i Habilajve.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e akuzon ministren se ka shkelur me vetëdije ligjin. Ndërsa Ministrja e Drejtësisë e kundërshtoi duke deklaruar se nuk ekzistonin pengesa ligjore për ekstradimin e Nezar Seitit.

Një qeli është ende bosh në burgun 313, në pritje të një zyrtari të lartë të shtetit. Këtë deklaratë e bëri deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj nga foltorja e parlamentit.

Akuza që ngrenë demokratët është ekstradimi në kundërshtim me ligjin i Nezar Seitit.

E thirrur në interpelancë nga Partia Demokratike, Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj thotë se ka ndjekur të njëjtën procedurë si paraardhësit e saj në ministri.

Madje ka zbuluar se paraardhësit e saj sot në opozitë nuk kanë qenë aq korrekt me ligjin.

Për demokratët të gjitha këto nuk hedhin poshtë paligjshmërinë e firmosjes së ektradimit.Ata e argumentojnë me shkresat e firmosura prej ministres Gjonaj. Në përgjigjen që i ka kthyer deputetit Alibeaj që maban datën 8 shkurt 2018, Ministrja Etilda Gjonaj thotë se nëse ka letër porosi nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda përllogari të hetimit penal ndajNazerSeitit, nuk rezulton të jetë sjellë ndonjë letër porosi nga Prokuroria e Përgjithshme apo Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë  në Ministrinë e Drejtësisë. Por për partinë demokratike janë dy letër porosi të prokurorisë së shkallës së parë për krime të rënda drejtuar Ministrisë së drejtësisë dhe prokurorisë së përgjithsme që kanë vënë në dijeni këto dy institucione.

 

 

Alibeaj: Nezar Seiti është pjesë kryesore e bandës Tahiri- Habilaj, bandë kriminale kjo për të cilën prokuroria shqiptare në 19 tetor 2017 e arrestoi pasi sekuestroi 4 tonelata drogë. Magazinimin e peshkut të madh në burgun 313, deri atë ditë nuk kishte as urdhër dhe as kërkesë ekstradimi nga Italia. Dikush i ka pëshpëritur në vesh, Fatmir Xhafa vuri në zbatim skemën për ta degdisur larg Nezar Seitin. Kërkesa zyrtare erdhi në 30 nëntor 2017. Ministrja pretendon se është Prokuroria e Përgjithshme që nuk e njoftoi se nuk mund ta ekstradonte”, -tha Alibeaj.

Gjonaj: Jam thirrur për një motiv politik jo ligjor. Kur mora këtë detyrë kam pasur edhe unë motivin tim mirëfilli politik, kështu që sa më shumë për të përballuar argumentat, ky është një rast.

Ju kërkoni një kauzë një konflikt që nuk e shmangni dot një arsye të radhës për një sherr të radhës. Unë përballë jush jam këtu sot, sepse kam kauzën e kësaj qeverie që është reformimi i drejtësisë dhe jam në konflikt me ju pikërisht sepse ju jeni në konflikt me reformën neë drejtësi dhe jo thjesht me qeverinë. Kur kam nisur të jap kontributin tim nuk isha as deputet e as aktiviste partie por thjesht një eksperte me qëllim të mirë dhe besoja fort te nevoja ulëritëse e kësaj reforme. Motivi im ishte dhe qytetar dhe professional. Rrugës duke parë se si rruga juaj u kthye në armë kundër reformës në drejtësi dhe ju ushtarë të një beteje pa ansjë parim professional e qytetar kundër reformës në drejtësi, motivi im për t’u përballur me ju u bë edhe politik. Politika vlen për t’u bashkuar më atë që mendojnë si ti kundër atyre që bien ndesh me mendimet.

Diplomën e drejtësisë e kam, por në këtë rast duhet një sens drejtësie që unë e kam brenda motivit politik. Kurse juve ua përjashton, që ditën që kundërshtuat vetingun dhe çdo ndryshim për sistemin e kalbur të drejtësisë.

Që ne po përmbysim hap pas hapi. Qytetarët mendojnë të dinë edhe faktet kokëforta të ngritura prej jush.

Ministria e Drejtësisë vepron në bazë të akteve ligjore në fuqi dhe është ndjekur e njëjta procedurë ligjore e shumë rasteve të mëparshme për ekstradimin e shumë shtetasve drejt italisë.

Edhe unë si Ministre e Drejtësisë kam zbatuar procedurat ligjore, si paradhësit e mi.

Prokuroria e Katanias do nxjerrë në pah të vërtetën.

Alibeaj: Kjo ishte fjala e fundit e një të pandehuri në një gjyq politik, fjala e fundit me të cilin kërkoi mëshirë. E ka çuar në Katania jo për pushime porn ë burg. Ka një ndryshim të madh mes Katanias e prokurorisë e krimeve të rënda. Katania heton Seitin dhe Habiljat por jo Tahirirn, prokuroria e krimeve të rënda shqiptare heton Sajmir Tahirin. Ti je merakosur për pushimet e Sajmir Tahirit.

Gjonaj: Orvajtjet tuaj tregojnë gjendjen e mjeruar të opzoitës që kapet si I mbyturi pas fijes së barit. Rrisni tonet e dëshpërimit tuaj kundër sistemit, kundër qeverisë, kundër ndërkombëtre, kundë ndërkombëtarëve. Sa më shumë shtrëngohet laku

Alibeaj: Meqë reforma në drejtësi ka nisur rrugën udhë e mbarë i qoftë për te 313. Dy herë zonjë ke nënshkruar. Nuk është faj jot është i këtij që të ka dhënë ty e të ka marrë dorën për të nënshkruar. Dy gjëra duhet të bësh, kërko avokat, sot do depozitoj kallzim penal për shpërdorim detyre. Te 313 do gjendesh.

/abcnews.al