Ekspozohen në Kryeministri foto të rralla të Aleksandër Moisiut

schedule22:28 - 25 Prill, 2019

schedule 22:28 - 25 Prill, 2019

Ekspozita “Aleksandër Moisiu, njeriu dhe artisti” e çelur në kryeministri pasqyron foto dhe dokumente të panjohura më parë, mbledhur nga arkivat austriake nga studiuesi Pjetër Logoreci. Kryeministri Rama e çmoi figurën e aktorit me origjinë shqiptare, si një ndër 3 emrat më të mirë të artit të kohës së tij.

40 foto të rralla, dokumente dhe sende personale të Aleksandër Moisiut u prezantuan në hollin e Kryeministrisë. Edi Rama e cilësoi kapriço të fatit, pasi me shëmbëlltyrën e tij është njohur që fëmijë, teksa i ati po e sendërtonte në skulpturë. Kjo figurë tha se i la shenja të thella, përmes së cilës kërkonte aktorët e skenës dhe filmit shqiptar më pas.

Figurën e tij e çmoi së tepërmi, duke e renditur në 3 emrat më të mirë të artit aso  kohe. 40 foto origjinale, maska e vdekjes, dokumente dhe shkrime që mbajnë firmën e aktorit më famë botërore Aleksandër Moisiu ekspozohen për së pari në Kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!