Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekspozita provokuese e Iva Seferit “Ajo nuk bën, por është” sjell lakimet e trupit dhe mendjes lakuriq

schedule17:11 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 17:11 - 17 Dhjetor, 2019

Ekspozita “ Ajo nuk bën, por është” rrëfen me gjuhen e videos hulumtimin mbi  lakimin e trupit dhe çlirimin e mendjes. Kuratori Vladimir Myrtezai, beson në vërtetësinë dhe risinë që ofron Iva Seferi në skenën e artit pamor.

Iva Seferi, ia nis aty ku e la 10 vite më parë në bankat e shkollës. Kësaj here ajo shfaqet me një ekspozitë, provokuese dhe të guximshme në galerinë FAB. Artisti bashkëkohorë dhe pedagogu i saj Vladimir Myretzai beson fort në vlërat e saj artistike.



Sa shkel në galeri FAB, të vijnë tinguj, e jehona të brendshme njerëzore, gati gati të përngjashme me bishën,  këtë e pranon edhe vetë artistja.

Kjo ekspozitë në thelb nuk është vetëm mishërim i trupit të lakuar, por edhe i mendjes.

“Nuk e ndaj mendjen nga trupi, mendja dhe trupi është një, është e plotë, nuk dua të shihet vetëm objektivisht. Unë nuk i vë kushtë publikut, por në refleksionin tim ka qënë e tillë”, shprehet ajo.

Në qendër të ekspozitës shaqet dualizmi femrorë, i cili  në pikpamjen e parë provokon, por nga ana tjetër sjell edhe të kundërtat e dy karaktereve.

“Në zemër të ekspozitës është femra, femra e parë deri në dimensionet më të ashpra të saj”, shprehet ajo.

Megjithëse Myrtezai e cilëson si artiste që ka alfabetin e saj, me një tjetër A dhe Zh, nga ku po ndërton fjalitë e para pamore, me risi, për vijimësin shprehet kështu.

“Këto lloj natyrash janë të paprashikueshme, kjo është e papritura, janë disa personazhe që përpiqesh ti mendosh”, shprehet ai.

Ekspozita “ Ajo nuk bën , por është”do të qëndroj e hapur deri më 23 dhjetor ne galerin FAB./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!