Egjipti zbulon lloje të reja të balenës katërkëmbëshe

schedule18:47 - 26 Gusht, 2021

schedule 18:47 - 26 Gusht, 2021

Shkencëtarët në Egjipt kanë identifikuar lloje të reja të balenës katër këmbëshe, e cila ka jetuar rreth 43 milionë vjet më parë.

Sipas studimit të publikuar nga Proceedings of the Royal Society B., fosili i amphibious Phiomicetus anubis, është gjetur në Shkretëtirën Perëndimore të Egjiptit.

Kafka e saj ngjan me atë të Anubis, perëndia e lashtë egjiptiane me kokë çakalli të të vdekurve, sipas së cilës u emërua.

Me peshë prej 600 kilogramësh dhe gjatësi prej tri metrash, Phiomicetus anubis ishte në gjendje të ecte në tokë dhe të notonte në ujë./abcnews.al