Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi deklaron se atentati ndaj Trump nuk është një atentat i ngjashëm me atë të Pensilvanisë, por pasojë e një polarizimi të thellë në shoqërinë amerikane, ku politika po perceptohet si çështje “jete a vdekjeje”.
Sipas tij, zhvillimet lidhen drejtpërdrejt me zgjedhjet e nëntorit, ku mund të ketë humbje në Kongres, ndërsa thekson se është e pamundur që votuesit demokratë të kalojnë drejt Trump, përveç një pjese të vogël që mund të rikthehet.
“Ky nuk është atentat i ngjashëm me atë që ndodhi në Pensilvani. Është një polarizim shumë i madh.
E vetmja mbështetje që mund të vijë për Trump është e atyre që kanë humbur rrugës. Ata që nuk kanë qenë dakord me politikën e jashtme dhe ata mund ta shohin që nuk është thjesht politikë, por është jetë a vdekje. Lidhet me zgjedhjet e nëntorit; Kongresin mund ta humbasë, Senatin nuk e besoj. Çdo president ka humbur zgjedhjet e mesmandatit dhe çdo gjë që ndodh është zhvendosje në politikën amerikane. Është e pamundur që demokratëve t’u vijë keq dhe të votojnë Trump; maksimumi ata që i ka humbur rrugës mund t’i shkojnë tani.”


