Këtë herë kamera e Edicionit Veror ka udhëtuar në zonën e Pilurit. Tashmë me hapjen e rrugës së re ekipi i ABC News ishte i pari që e eksplorontë këtë pjesë me bukuri të mahnitshme natyrore. Mikpritje të ngrohtë na dhuroi bariu Milto Gjeçani, i cili gjithashtu është edhe fyelltar i këngës polifonike Bejke e Bardhë. Bashkë më bashkëshorten e tij ai na tregoi për jetën në Pilur dhe eksperiencën e tij si një nga barinjtë e zonës. Në fund Milto i kushtoi Edicionit Veror një përshëndetje të veçantë duke luajtur meloditë e tij të preferuara me fyell./abcnews.al
Edicioni Veror nën ritmet e fyellit të Pilurit
schedule20:24 - 4 Gusht, 2018
schedule 20:24 - 4 Gusht, 2018