Edicioni Veror i 4 gushtit ka nisur me aktorin Erblin Bajko dhe pasionin e tij të dytë si Dj. Ai ka folur për eksperiencën e tij në “Portokalli” dhe mbresat në vendet shqiptare të turneut të verës.
https://youtu.be/t2etXzWpnPA
Resorti “Green Coast” – Nga minuta 05:40 – 21:20
Resorti “Green Coast” është gati të hapë dyert për turistët. Kamera e ABC News ka ndjekur hap pas hapi dhe viti pas viti ndërtimin dhe të rejat e këtij resorti.
Jonida Buda menaxhere e Green Coast ka rrëfyer se vilat janë gati për të mirëpritur turistët. Ajo ka treguar arredimin e ambjenteve të brëndshme në përputhje me ato të jashtme.
Buda ka shpjeguar të gjitha tipologjitë e vilave që janë 6 lloje: dy tipe të vilave elitë delux dhe vila elitë e thjeshtë, vila individuale, vila 2 familjare dhe vila 4 familjare.
“I vendosur në Palasë, i pari plazh sapo zbret Llogaranë, resorti Green Coast ka një pozicion strategjik. Jul Çezari ka ndaluar këtu dhe pikërisht arkitekti italian Antonio na jep pamjen për këto vila dhe resorte”- shprehet Jonida.
Arkitekti italian: “Ne bëjmë arkitekturë mesdhetare, na kanë quajtur minimalistë, por mesdhetarë, për këtë e dimë shumë mirë problematikën që mund të nxjerrë kjo lloj arkitekture në këtë klloj klime. Ndihmon për të thyer rrezet e diellit dhe janë shumë estetike. Janë lidhje mes elementit struktural dhe dekorit. Ky briosoleil është i lëvizshëm dhe i jep pamjes shumëllojshmëri”.
Studio verore e ABC News ka vijuar me të ftuarin e radhës, që ishte gazetari Drinin Zeqo, i cili foli për projektin e tij më të ri televiziv dhe udhëtimin në Afrikë.
Këtë herë kamera e Edicionit Veror ka udhëtuar në zonën e Pilurit. Tashmë me hapjen e rrugës së re ekipi i ABC News ishte i pari që e eksplorontë këtë pjesë me bukuri të mahnitshme natyrore. /abcnews.al