“Edi Rama NON GRATA” policia serbe arreston disa persona

schedule10:40 - 10 Tetor, 2019

schedule 10:40 - 10 Tetor, 2019

Policia serbe ka arrestuar disa të rinj të partisë demokratike serbe në Novi Sad pasi ata protestuan kundër kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ata mbanin në duar parullën: “Edi Rama non Grata”.


Mediat serbe raportojnë se stafi i ministrisë së brendshme ka ndaluar dy automjete të të rinjve të PDS në autostradën Beograd – Novi Sad, dhe kontrolluan në brendësi të tyre.
Aty u gjet dhe posteri “Rama persona non grata” dhe të rinjtë u shoqëruan në komisariat. Një nga të ndaluarit u shpreh se policia më pas u kishte marrë çelësat e automjeteve.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev mbërritën në Beograd pasditen e të mërkurës. Ndërsa sot ka nisur takimi për integrimi ekonomik të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë në Kështjellën Petrovaradin në Novi Sad./abcnews.al